Errët
Ndritshëm

FIFA gjobit Spanjën për thirrjet anti-myslimane të tifozëve

16.10.2026

FIFA e ka gjobitur Spanjën për thirrjet kundër myslimanëve nga tifozët e saj gjatë ndeshjes miqësore ndaj Egjiptit në mars, e cila përfundoi 0:0, raporton gazetari i Sky News, Rob Harris.

Tifozët spanjollë fishkëllyen himnin kombëtar të Egjiptit para fillimit të ndeshjes, ndërsa gjatë lojës një pjesë e tyre brohoritën: “Kush nuk kërcen, është mysliman”.

“FIFA e gjobiti në heshtje Spanjën, një nga organizatoret e Kupës së Botës 2030, për thirrjet anti-myslimane të tifozëve të saj, të cilat u bënë virale dhe e shqetësuan Lamine Yamalin gjatë ndeshjes Spanjë–Egjipt.

Spanja është ndëshkuar me një gjobë prej 20 mijë dollarësh dhe mbyllje e 15 për qind të ulëseve të stadiumit për një ndeshje”, shkroi Rob Harris.

Errët
Ndritshëm