Arsenali e fut në listën e transferimeve mbrojtësin e Bayern Munichut, Kim Min-jae.
Sipas TEAMtalk, duke iu referuar gazetarit Christian Falk, klubi londinez mund të tentojë ta transferojë 29-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në këtë transferim mund të ndikojë edhe shefi i skautimit të Arsenalit, Maurizio Micheli, i cili e kishte zbuluar futbollistin koreano-jugor gjatë kohës kur punonte te Napoli.
Transferimi i mbrojtësit mund t’i kushtojë Arsenalit rreth 40 milionë euro.
Kim Min-jae këtë sezon ka zhvilluar gjashtë paraqitje në të gjitha garat.
Kontrata e tij me Bayernin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ndërsa sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është 20 milionë euro.