Raphinha është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit të Barcelonës, pas problemeve fizike që e detyruan të largohej më herët nga grumbullimi i Brazilit.
Pavarësisht se nuk pësoi lëndim serioz, braziliani mungoi në ndeshjet ndaj Getafes, të cilën Barcelona e fitoi 3:0, dhe Galatasarayt, ku katalunasit triumfuan 4:1.
Sipas “Mundo Deportivo”, në stërvitjen e së enjtes, më 15 tetor, me ekipin e parë është rikthyer edhe Frenkie de Jong, i cili nuk ka luajtur që nga fillimi i sezonit.
Trajneri Hansi Flick pritet të vendosë për përfshirjen e tyre në ndeshjen e radhës, pas konsultimeve me stafin mjekësor.
Barcelona përballet me Betisin të shtunën, më 17 tetor, në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligës, në stadiumin “La Cartuja”.