Më 15 tetor, Interi njoftoi se sulmuesi argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë.
Sipas Sky Sport Italia, rikuperimi i tij mund të zgjasë më shumë se një muaj. Pritet që Lautaro të rikthehet pas pushimit të nëntorit për ndeshjet e kombëtareve.
Si pasojë e këtij lëndimi, ai pritet t’i humbasë shtatë ndeshje, përfshirë derbin ndaj Milanit, që zhvillohet më 31 tetor.