Arbitrat spanjollë janë të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve me Real Madridin, raporton “Cadena SER”.
Komiteti Teknik i Arbitrave (CTA), në të gjitha nivelet, shpreh shqetësim për gjuhën armiqësore të Real Madridit ndaj zyrtarëve të La Ligës, si dhe për presionin e shtuar nga tribunat, mediat dhe vetë kanalet zyrtare të klubit gjatë këtij sezoni.
Në të njëjtën kohë, trupi i arbitrave pret që tensionet të rriten edhe më shumë para “El Clásicos”.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës, në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligës, është caktuar të zhvillohet më 25 tetor.
Sipas raportimit, komiteti po përpiqet t’i ulë tensionet në marrëdhëniet me Real Madridin, por përfaqësuesit e klubit nuk kanë marrë pjesë në asnjë takim gjatë muajve të fundit.