Errët
Ndritshëm

Amelia: Bayerni mund t’ia marrë PSG-së titullin e Ligës së Kampionëve

12.10.2026

Ish-portieri i Milanit, Marco Amelia, ka ndarë mendimin e tij për skuadrat favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Do të nisja me një fakt që mund të duket i qartë, por që është i rëndësishëm: Liga e Kampionëve është një garë shumë e vështirë, e gjatë dhe plot pengesa. Prandaj, shumë skuadra mund ta fitojnë dhe kjo vlen edhe për këtë sezon. Njëra prej tyre është padyshim Paris Saint-Germain, por sipas mendimit tim, Bayerni mund të jetë gati për t’ua marrë titullin parisienëve.
E rendis të parin, sepse ka një skuadër të fortë, me lojtarë cilësorë individualisht dhe me shumë përvojë ndërkombëtare. Me pak fjalë, ky mund të jetë momenti që Bayerni ta fitojë sërish trofeun më të madh.Pa i përmendur as lojtarët që ka në dispozicion Vincent Kompany, veçanërisht në sulm. Mes tyre, nuk mund të mos i përmend Harry Kanen dhe Michael Olisen, dy yje të vërtetë.
Megjithatë, duhet mbajtur mend se harmonia dhe bashkëpunimi brenda skuadrës mund të jenë faktorët vendimtarë. E Bayerni është jashtëzakonisht i bashkuar”,
ka thënë Amelia.

Errët
Ndritshëm