Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka bërë shaka për raportin e tij me Carlo Ancelottin, përzgjedhësin e Brazilit.
Mourinho tregoi se i kishte thënë Ancelottit se po ia nxirrte nervat, pasi fotot e italianit shihen gjithandej në korridoret e klubit madrilen.
“Carlo Ancelottit i thashë se tashmë po ma shpif!
Çdo ditë, kur ecën nëpër korridorin e Realit, sheh fotografi të Carlos gjithandej.
Kur Carlo Ancelotti dëshironte të vinte për t’i vizituar lojtarët brazilianë, më kërkoi leje për të hyrë në Valdebebas, qendrën stërvitore të Realit.
I thashë: ‘Carlo, a je çmendur?’
Por, i tillë është Carlo Ancelotti. Një zotëri dhe një njeri i mrekullueshëm”, ka thënë Mourinho për “Corriere dello Sport”.