Errët
Ndritshëm

Modrić shpreh dëshirën për rikthim te Real Madridi: Do të ishte një ëndërr

08.10.2026

Mesfushori i Milanit, Luka Modrić, ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Real Madridi.

“Sigurisht që do të doja. Reali është shtëpia ime. Kam kaluar 13 vjet atje. Do të isha i lumtur të ndihmoja, por duhet të përgatitem, të kuptoj se çfarë roli mund të kem dhe të shoh nëse klubi e dëshiron këtë. Do të ishte një ëndërr”, ka thënë Modrić për El Larguero.

Modrić është pjesë e Milanit që nga sezoni 2025/26, ndërsa për klubin ka bërë 39 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe dhënë katër asistime.

Errët
Ndritshëm