Errët
Ndritshëm

Benzema për Ronaldon: Një fitore dhe njerëzit harrojnë kush e mbajti Portugalinë mbi supe

08.10.2026

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema, ka reaguar ndaj pretendimit se Portugalia luan futboll më tërheqës pa Cristiano Ronaldon. Benzema ka luajtur së bashku me Ronaldon te Real Madridi.

“Seriozisht? Portugalia fitoi. Po, loja e tyre mund të jetë dukur më fleksibile pasi Cristiano doli nga fusha. Por kjo nuk e fshin trashëgiminë e Ronaldos. Një fitore dhe papritmas njerëzit harrojnë se kush e mbajti këtë kombëtare mbi supe për vite të tëra – me gola, rekorde dhe një obsesion për të fituar”, citohet të ketë thënë Karim Benzema nga Kick Off në platformën X.

Errët
Ndritshëm