Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, ka shënuar në ndeshjen ndaj Abha në Saudi Pro League.
Sulmuesi 41-vjeçar portugez e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe shënoi golin e parë në minutën e 22-të, duke realizuar me kokë pas një harkimi të anësorit Angelo Gabriel, pas një goditjeje nga këndi.
Al-Nassr fitoi ndeshjen me rezultat 2:1.
Ky ishte goli i 979-të i Ronaldos në karrierën e tij profesionale. Atij i duhen edhe 21 gola për të arritur kuotën e 1000 golave.