Mesfushori i Barcelonës, Rodri, i ka kërkuar falje kapitenit të Valencias, José Gayà, pas disa komenteve të bëra gjatë ndeshjes së La Ligës.
Barcelona e mposhti Valencian 5-0 më 6 shtator, në ndeshjen e xhiros së katërt të kampionatit.
Programi “El Día Después” publikoi një bisedë mes Rodrit dhe Pau Cubarsit nga pankina, pasi mesfushori ishte zëvendësuar në minutën e 62-të.
“Janë shumë të dobët, shumë keq. As nuk e kaluan gjysmën e fushës në pjesën e dytë”, dëgjohet duke i thënë Rodri bashkëlojtarit të tij.
Videoja më vonë u hoq nga Movistar+.
Sipas “AS”, Rodri ka telefonuar kapitenin e Valencias, José Gayà, për t’i kërkuar falje për komentet. Mesfushori i Barcelonës e ka pranuar se kishte gabuar me deklaratat e tij.