Errët
Ndritshëm

Lëndohet rëndë Locatelli, Juventusi mbetet pa kapitenin për 3 muaj

08.09.2026

Juventusi ka marrë një lajm të keq, pasi kapiteni Manuel Locatelli do të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi serioz në gju.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Locatelli i është nënshtruar tashmë një operacioni në meniskun lateral. Reprezentuesi i Italisë pritet të mungojë të paktën tre muaj dhe nuk do të rikthehet në fushë para dimrit.

Kapiteni i Juventusit u dëmtua gjatë barazimit 1-1 ndaj Milanit të dielën në “Allianz Stadium”. Pas ndeshjes, 28-vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore, të cilat konfirmuan dëmtimin e rëndë të meniskut lateral.

Klubi ka zgjedhur ta qepë meniskun e dëmtuar, në vend që ta heqë atë. Kjo metodë konsiderohet më e përshtatshme për rikuperimin afatgjatë, por kërkon të paktën tre muaj rehabilitim.

Dëmtimi i Locatellit i shtohet listës së gjatë të mungesave te Juventusi, ku aktualisht janë të dëmtuar edhe Juan Cabal, Khéphren Thuram, Jeff Ekhator, Andrea Cambiaso dhe Kenan Yildiz.

Errët
Ndritshëm