Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë.
Ky projektligj ka marrë 81 vota pro, ndërsa 25 deputetë kanë abstenuar.
Partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë kërkuar ndryshime në përmbajtjen e projektligjit, duke theksuar se mbështetja e tyre në leximet e ardhshme do të varet nga përfshirja e amendamenteve të propozuara.