Errët
Ndritshëm

Granit Plava rrëfen premtimet e Murselit pas vrasjes së Liridona Ademajt

26.03.2026

I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, është paraqitur sot para gjykatës, ku deklaroi se vrasja është porositur nga Naim Murseli.

Plava tha se gjendja e tij ekonomike ka qenë e dobët dhe se me profesion ishte punëtor krahu. Ai theksoi se nuk kishte qenë i dënuar më parë për vepra penale të rënda, vetëm për kundërvajtje. Sipas tij, marrëveshja me Murselin ishte që ai të merrte përgjegjësinë për vrasjen, pa e ditur kush ishte viktima.

“Më tha se brenda dy vjetësh do të më nxirrte nga burgu. Më ofroi 1,300 euro pagë dhe një veturë ‘G-Class’. Por nuk më tregoi asnjëherë që viktima ishte gruaja e tij,” tha Plava.

Ai deklaroi se iniciativa për takimet gjithmonë vinte nga Murseli dhe jo nga ai. Plava përshkroi se kishte frikë për familjen e tij pasi kuptoi se vrasja ishte kryer dhe se Murseli nuk kishte ofruar ndihmë për të ose të afërmit e tij.

“Kur mora vesh që viktima ishte gruaja e tij, nuk dija çfarë të bëja. Më vjen keq për atë rast që ka ndodhur, sepse ai më kishte thënë se ishte ose shkinë, ose boshnjake, dhe e ndryshonte këtë deklarim”, ka thënë ai.,” shtoi ai.

Errët
Ndritshëm