Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në mbrëmjen e së hënës në Skenderaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 21:04, pasi policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”.
“Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj. Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka njoftuar Zahiti.