Errët
Ndritshëm

Kushtetuesja “ngrin” shpërndarjen e Kuvendit: Pezullohet dekreti i Presidentes deri më 31 mars

09.03.2026
340629551 975229967163071 757760679810228607 N

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, duke pezulluar çdo veprim të Presidentes Vjosa Osmani lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo aktivitet të vetë Kuvendit.

Sipas vendimit, masa hyn në fuqi më 9 mars 2026 dhe do të mbetet aktive deri më 31 mars 2026.

“Vendos: Të caktojë masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe të ndalohet çdo veprim i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktvendimin e Kushtetueses.

Presidentja Osmani e kishte nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit më 6 mars, pasi brenda afatit kushtetues nuk u arrit të zgjidhej Presidenti i ri i vendit. Pas këtij hapi, ajo kishte ftuar liderët e partive politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Në një konferencë për media të mbajtur po atë ditë, Osmani deklaroi se vendimi erdhi si pasojë e dështimit të deputetëve për të përmbushur detyrimet e tyre:

“Për këtë arsye, kam vendosur të shpërndaj Kuvendin dhe të shpall zgjedhje të reja pas konsultimeve me partitë politike. Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, por kjo situatë është krijuar nga Kuvendi, i cili dështoi të kryente detyrën e tij kushtetuese”, kishte deklaruar ajo.

Errët
Ndritshëm