Errët
Ndritshëm

Kaos në finalen mes Cruzeiro dhe Atletico Mineiro

09.03.2026
Cruzeiro X Atletico Mg Scaled Aspect Ratio 512 320

Finalja e kampionatit Mineiro mes Cruzeiro dhe Atlético Mineiro përfundoi në kaos në sekondat e fundit të ndeshjes.

Një përplasje mes Cristian dhe portierit Everson në zonë ndezi tensionet dhe situata doli shpejt jashtë kontrollit. Lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një sherr të madh me grushte e goditje, ku u panë edhe futbollistë si Hulk, Lianco dhe Lucas Romero.

Stafi, sigurimi dhe madje policia ushtarake ndërhynë për të ndarë lojtarët, duke shkaktuar një ndërprerje mbi 10 minuta. Disa futbollistë e përfunduan ndeshjen edhe të gjakosur.

Ndeshja përfundoi me fitore 1–0 për Cruzeiro Esporte Clube. Pas ndeshjes, gjyqtari raportoi plot 23 kartonë të kuq, 11 për Atlético Mineiro dhe 12 për Cruzeiron, duke thënë se gjatë kaosit ishte e pamundur t’i tregonte në fushë.

Errët
Ndritshëm