Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore N. M. për veprën penale vrasje e rëndë dhe e ka dënuar me 20 vjet burgim.
Ngjarja ndodhi më 20 gusht 2024, rreth orës 19:00, në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku e akuzuara vrau kunatin e saj, Xh. M.
Sipas gjykatës, N. M. veproi në mënyrë dinake dhe për motive xhelozie, duke planifikuar veprimin paraprakisht: ndoqi kursin për përdorimin e armëve të shkurtra, bleu armë dhe municion, dhe priti momentin kur pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin prezentë.
Në momentin që Xh. M. po kalonte në korridor për të shkuar në oborrin e përbashkët, N. M. shtiu disa herë duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, duke shkaktuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.