Manchester United i dhuroi “shkollë” rivalit të qytetit, Manchester Cityt, duke triumfuar bindshëm 2-0 në derbin e zjarrtë të Mançesterit.
“Djajtë e Kuq” dhuruan një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e parë nën drejtimin e Michael Carrick, duke treguar kontroll të plotë ndaj kampionëve në fuqi.
Epërsia erdhi në minutën e 65-të, kur kamerunasi Bryan Mbeumo gjeti rrugën e rrjetës pas një aksioni të ndërtuar mjeshtërisht. Festa në “Old Trafford” u kompletua në minutën e 76-të, kur Patrick Dorgu vulosi fitoren me golin e dytë.
Dominimi i United ishte i padiskutueshëm gjatë gjithë takimit aq sa tre gola të tjerë u anuluman nga VAR, duke i ohuar një rezultat edhe më të thellë skuadrës vendase.