Nico Paz renditet i dyti pas Lamine Yamalit për gola dhe asistime mes lojtarëve të rinj në pesë ligat kryesore evropiane, që nga debutimi i tij në Serie A.
Como e mposhti Torinon me rezultat 3-1 në xhiron e nëntë të Serie A, ndërsa mesfushori argjentinas shënoi një gol dhe regjistroi një asistim.
Sipas OptaPaolo, vetëm 19-vjeçari Lamine Yamal është më i ri se 22-vjeçari Paz në mesin e lojtarëve që kanë regjistruar të paktën 20 gola dhe 15 asistime në pesë ligat kryesore evropiane.
Gjatë kësaj periudhe, Yamal ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 30 asistime në La Liga, ndërsa Paz ka realizuar 21 gola dhe 17 asistime në Serie A.
Në sezonin aktual, Paz ka zhvilluar 11 paraqitje në të gjitha garat me Comon.