Errët
Ndritshëm

Komandanti i KFOR takohet me myftiun Naim Tërnava

22.11.2025

Komandandi i misionit te KFOR-it ne Kosove u takua, te premtën gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar me kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Takimi shërbeu si mundësi për një shkëmbim të frytshëm mendimesh mbi çështje shoqërore dhe fetare në vend”, u tha ne komunikaten e KFOR.

KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës.

Errët
Ndritshëm