Errët
Ndritshëm

Themelorja e konfirmon aktakuzën ndaj Ekrem e Korab Llukës, Klodijan Allajbeut e tjerëve

21.11.2025

Ekrem Llukës, Korab Llukës, Klodian Allajbeut, Igli Larashit dhe Edlira Malajt si dhe tre personave juridikë “American Hospital Kosova”, “Medbrand KS” dhe “Qendres Kardiale te Kosovës”, i është refuzuar me vendim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, kërkesa për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

“REFUZOHEN Kërkesat për kundërshtim të provave dhe hedhjen e aktakuzës PPS.nr.69/2022, të datës 18.02.2025, të paraqitura nga: e pandehura E.G-M – përmes mbrojtësit të saj av.Naim Rudari, e pandehura /person juridik M. KS Sh.p.k – me personin përgjegjës E.G-M përmes mbrojtësit av.Hajzer Salihu, i pandehuri K.A – përmes mbrojtësit të tij av.Haxhi Derguti, e pandehura/person juridik A H K Sh.p.k, me personin përgjegjës K.A – përmes mbrojtësit av.Virtyt Ibrahimaga, e pandehura Q K K Sh.p.k – me personin përgjegjës E.Ll, përmes mbrojtëses av.Vjosa Shkodra, i pandehuri E.Ll – përmes mbrojtësit te tij av.Dastid Pallaska dhe i pandehuri K.Ll – përmes mbrojtësit te tij av.Hasan Shala, i pandehuri I.L përmes mbrojtësit të tij av.Agron Selimaj, si të pa bazuara”, thuhet në vendim.

Sipas Gjykates Themelore, nuk ka rrethana për përjashtim të përgjegjësisë penale për të akuzuarit, pasi që përdorimi i dokumenteve të pretenduara si të falsifikuara, kontrata, marrëveshjet dhe dokumente të tjera, janë përdorur gjatë shkurtit-marsit 2021 dhe qershorit 2023.

Ekrem Lluka, i cili bashkë me Korab Lluken ka në pronësi “Qendrën Kardiale të Kosovës”, Klodian Allajbeu aksionar dhe përfaqësues ligjor i “American Hospital Kosova” me Igli Larashin, si drejtor ekzekutiv në atë Spital, dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj akuzohen se kanë shpëlarë para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

Errët
Ndritshëm