Errët
Ndritshëm

Wesley Clark nis sot dëshminë në Hagë

17.11.2025

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, nis sot dëshminë në Hagë në çështjen e Speciales kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Clark është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja.

“Pas dëshmisë së tij, të mërkurën, më 19 nëntor, është planifikuar të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes. Seanca që ishte caktuar fillimisht të premten, 12 nëntor, është anuluar”, njoftojnë Dhomat e Specializuara.

Deri më tani kanë dëshmuar gjashtë dëshmitarë të ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dielën, ka organizuar një protestë në Strasburg para Këshillit të Evropës.

“UÇK-ja nuk njolloset, ajo ka qenë organizatë çlirimtare, e cila e çliroi Kosovën nga hordhitë serbo-çetnike dhe ne sot kemi ardhur këtu para këtij Parlamenti t’i themi stop padrejtësisë, e cila po bëhet në Hagë.”, tha kreu i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

Errët
Ndritshëm