Kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë demokratike te Kosoves.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se dorëheqje e tij është një hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në.
Në fjalimin e tij, Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Kosovës, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës për përkrahjen dhe besimin e dhënë gjatë më shumë se dy dekadave të angazhimit politik.
Ramiz Lladrovci ka reaguar, duke e pershendetu dorëheqjen e Memli Krasniqit.
Ai ka thënë se i ofron mbështetje kryetarit Bedri Hamza.