Policia e Kosovës, u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim në identifikimin dhe gjetjen e një personi të dyshuar për vrasje.
Personi i dyshuar, Arber Havolli, dyshohet për përfshirje në rastin e ndodhur më 06.09.2025, në fshatin Llapashticë e Epërme, Podujevë.
Ai aktualisht gjendet në arrati.
Policia fton të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, të kontaktojnë menjëherë organet e rendit në numrat dhe adresat zyrtare të komunikimit.
Policinë mund ta lajmëroni direkt përmes këtyre formave:
E-mail: info@kosovopolice.com
Android #app: Lajmero Policinë
Tel: 192