Errët
Ndritshëm

Përleshja 4 vs 4 në Lipjan, përdoret thikë gjatë rrahjes

28.08.2025

Katër persona sulmuan katër të tjerë. Gjatë përleshjes, që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Lipjan mes tetë personave, u përdor edhe thika.

Si pasojë e rrahjes, katër viktima kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar për tretman mjekësor.

Tre prej tyre u liruan pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa njëri ka vazhduar trajtimin e tij në QKUK.

Policia i ka arrestuar të dyshuarit, dhe me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë.”

Errët
Ndritshëm