Drita nga Gjilani nis sot rrugëtimin vendimtar drejt fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani është nikoqir i Differdange nga Luksemburgu, në ndeshjen e parë të fazës “play-off” që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
“Intelektualët” kanë kaluar një verë të vështirë evropiane, duke u përballur me gjigantë si Copenhagen dhe FCSB, ku treguan lojë të fortë por mbetën jashtë Championsit dhe Europa League. Megjithatë, tani kanë një mundësi të artë për të shkruar historinë, pasi për herë të parë janë kaq afër kualifikimit në grupet e Ligës së Konferencës.
Drita e njeh mirë kundërshtarin. Vetëm pak muaj më parë, gjilanasit mposhtën Differdangen dy herë, 1:0 në Gjilan dhe 3:2 në Luksemburg, duke rritur besimin se mund të përsërisin suksesin.
Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Luksemburg, ku do të vendoset përfundimisht fatin e Dritës në Evropë.