Gjatë festivalit Sunny Hill që po mbahet në Bërrnicë, të dielën njësitë policore kanë arrestuar një shtetas shqiptar, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një sasi marihuane.
Ndërsa më 2 gusht u arrestua një tjetër shtetas shqiptar, edhe ky për posedim droge, më saktësisht kokainë e marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari shqiptar, shtetas i huaj, për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një sasi prej 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport.
Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për dy rastet janë në zhvillim e sipër.