Në disa pika kufitare të Kosovës po shënohen pritje të gjata për hyrje në vend, ku më e ngarkuara mbetet pika kufitare e Dheut të Bardhë me deri në 1 orë e 30 minuta pritje. Në Muçibabë pritjet arrijnë deri në 1 orë, ndërsa në Jarinje janë rreth 20 minuta.
Të dhënat janë përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila ka raportuar se pikat më të ngarkuara mbeten Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Jarinje.
Ndërkohë, për daljet nga Kosova situata paraqitet më e qetë dhe me pritje më të shkurtra në shumicën e pikave kufitare.