Errët
Ndritshëm

Polici civil dhe një qytetar qërojnë hesapet me plumba

22.07.2025

Një zyrtar policor është përfshirë në një përleshje me armë zjarri, ku kanë mbetur të plagosur ai dhe një qytetar tjetër.

Rasti ka ndodhur në orët e para të 21 korrikut, në fshatin Doganaj të Ferizajt, ndërsa polici ishte jashtë detyrës zyrtare.

Të dy të plagosurit janë dërguar në QKUK dhe, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Sipas IPK-së, përleshja ka nisur pas një mosmarrëveshjeje në trafik dhe ka përfunduar me të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë, përfshirë edhe armën zyrtare të policit.

Zyrtari policor dhe tre qytetarë të tjerë janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e policit të përfshirë.

Rasti po hetohet për veprat penale “vrasje në tentativë”, “mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “dhënie ndihme gjatë kryerjes së veprës penale”.

Errët
Ndritshëm