Rapid Bukureshti ka shpërndarë sot fotografitë e para të Drilon Hazrollajt me fanellën e klubit, gjatë një seance stërvitore me ekipin e parë. Talenti kosovar, i cili vetëm dy muaj më parë u transferua nga Malisheva në Rumani.
Transferimi i Hazrollajt te Rapid Bukureshti u realizua për një shumë rekorde për futbollin e Kosovës, duke shënuar një tjetër hap të madh në karrierën e 20-vjeçarit. Megjithatë, kampionati rumun nuk do të jetë terren i panjohur për të. Në këtë aventurë, Hazrollaj do të gjejë bashkëkombësit Astrit Selmani, Meriton Korenicën dhe Lindon Emërllahun, të cilët tashmë janë pjesë e elitës së futbollit rumun.
Vlen të theksohet se interesimi i Rapidit për Hazrollajn nuk është i ri. Drejtori sportiv i klubit, Victor Angelescu, kishte pranuar publikisht se mesfushori ishte vëzhguar prej kohësh.
Hazrollaj u dallua sezonin e kaluar në Superligën e Kosovës si një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe të kompletuar në mesin e fushës, me vizion, pasime precize dhe disiplinë taktike. Duke pasur parasysh cilësitë e tij, shumëkush në Rumani dhe Kosovë pret që ai të lërë gjurmë te Rapid Bukureshti.