Errët
Ndritshëm

Guardiola pranon se Manchester City nuk ka më shanse për Premier League

30.12.2024
Pep Guardiola 2425 2

Kryetrajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se skuadra nuk ka më shanse për të fituar Premier League.

Ne nuk mund të ruajmë një nivel të lartë për gjithë 90 minutat dhe sot e treguam përsëri këtë. Tani mund të pastrojmë mendjen dhe të fokusohemi te rezultatet. Jemi larg fitores së Premier League-së. E pranojmë që nuk kemi asnjë mundësi për këtë tani, por kemi synime të tjera. Kupa FA, përfundimi në top katërshe dhe fitoret e ndeshjeve do të na ndihmojnë në këtë drejtim,” tha Guardiola për ESPN.

Pas 19 ndeshjeve të luajtura, Manchester City ndodhet aktualisht në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League, me 31 pikë.

Errët
Ndritshëm