Këshilltar i lartë në RedBird në lidhje me “Milano” , Zlatan Ibrahimović, diskutoi statusin e tij aktual në klub dhe rëndësinë e tij.
“Unë jam Zlatan, dhe roli im është të jem Zlatan. Kam ende shumë për të mësuar, por kam edhe shumë për të dhënë. Doja të isha në një pozicion ku mund ta ndryshoja situatën“, shpjegoi Ibrahimović.
Zlatan gjithashtu ndau detaje rreth punës së tij me ekipin:
“Një nga përgjegjësitë e mia te Milani është të kultivoj një mentalitet fitues brenda ekipit për të siguruar që ne të arrijmë rezultate. Unë u them lojtarëve: “Kur jeni këtu në Milano dhe arrini rezultate, ju mund të bëni histori”.
Jam afër skuadrës, por jo shumë afër. Unë jam në një pozicion ndryshe nga kur isha lojtar përkrah shumë njerëzve që janë ende pjesë e skuadrës”, citohet Ibrahimović nga TMW.