Errët
Ndritshëm

Kupa e Botës 2034: Alkooli do të jetë i ndaluar në stadiumet e Arabisë Saudite

19.12.2024
Head175

Tifozëve të futbollit do t’u ndalohet pirja e alkoolit në stadiume gjatë Kupës së Botës 2034 në Arabinë Saudite, sipas një raporti të The Guardian.

FIFA nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare, por sipas burimeve, nuk ka asnjë dyshim lidhur me këtë vendim.

Shitja e alkoolit është e ndaluar në Arabinë Saudite që nga viti 1952.

Javën e kaluar, Arabia Saudite fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2034.

Shtëpia e futbollit refuzoi të gjitha aplikimet përveç atij saudit dhe inspektimi i saj zbuloi se oferta e Arabisë Saudite ishte më e mira ndonjëherë, duke i dhënë asaj 419.8 nga 500 pikë të mundshme në një vlerësim që përfshin të gjitha aspektet e organizimit të ngjarjes më të madhe të futbollit në botë – nga infrastruktura te kapaciteti akomodues dhe sfidat logjistike.

Errët
Ndritshëm