Ish-sulmuesi i Barcelonës, Inter Milanit dhe Real Madridit deklaroi se ka në plan të shesë aksionet e tij në Real Valladolid, një skuadër në La Liga, divizioni i lartë i futbollit spanjoll.
Ronaldo, ish-sulmuesi legjendar, njoftoi se do të kandidojë për presidencën e Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), duke synuar të zëvendësojë presidentin aktual, Ednaldo Rodrigues.
“Kam qindra arsye për të kandiduar, por motivimi më i madh është të rivendos respektin për futbollin brazilian në nivel global,” tha ish-lojtari, 48 vjeç, për Globo Esporte.
“Ajo që më kërkohet më shpesh në rrugë është që njerëzit ndalojnë dhe më thonë të kthehem për të luajtur, sepse situata e kombëtares nuk është në gjendjen më të mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës,” shtoi ai,
Ai më tutje shtoi se kjo shitje nuk do të jetë një pengesë për kandidaturën e tij për CBF.