Cole Palmer është bërë një nga lojtarët që ka rritur më shumë vlerën e tij në Premier League këtë sezon.
Pas kalimit nga Man City, ku qëndronte në bankën e rezervë, ai është shndërruar në një nga figurat kyçe të Chelsea-t.
Kohët e fundit, Palmer ka shpërthyer me një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar gola dhe dhuruar asistime.
Si pasojë e performancës së tij, vlera e tij në treg ka arritur rreth 130 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin me rritjen më të madhe të vlerës në Premier League këtë sezon.
Chelsea ka trefishuar investimin e bërë për të, pasi ai u ble për një shumë shumë më të vogël se ajo që vlen tani.