Legjenda e futbollit argjentinas dhe ish-ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka zgjedhur lojtarin që ai mendon se do të pasojë trashëgiminë e tij në klubin e La Ligës.
Ai nuk është askush tjetër veçse fenomeni në rritje Lamine Yamal.
Në një ngjarje të organizuar nga sponsorët, ylli argjentinas veçoi 17-vjeçarin e jashtëzakonshëm të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë “të tashmen dhe të ardhmen” e futbollit.
“Ka një brez të ri lojtarësh që janë shumë të talentuar dhe kanë shumë vite përpara. Por, nëse duhet të zgjedh një të tillë, duke marrë parasysh moshën dhe potencialin që ka, do të zgjedhja Lamine (Yamal). E ardhmja është në duar të tij, sepse futbolli varet nga shumë faktorë, por Lamine është e tashmja dhe e ardhmja,” tha Messi.
Për më tepër, Messi shprehu dëshirën e tij për të parë Barcelonën sërish në krye të futbollit, si në kohët kur ai vetë ishte pjesë e klubit.
“Do të më pëlqente të shihja Barçën duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe gjithashtu Ligën e Kampionëve. Dhe në vitet që nuk mund ta shoh këtë, të paktën të garojë deri në momentin e fundit,” shtoi Messi.