Errët
Ndritshëm

Vdes futbollisti Erjon Morina në moshën 22-vjeçare

12.12.2024
459940601 8101119126603408 9180313056624128118 N (1)

Futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina, ka vdekur të enjten, pasi për më shumë se një muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën Intensive.

Vdekjen e 22-vjeçarit e ka konfirmuar babai, Iliri, në një status në Facebook.

Pas perpjekjeve të vazhdueshme të stafit te Intenzives në Kardiokirurgji, Erjoni sot iu dorezua botes tjeter, Allahu e meshirofte“, ka shkruar Ilir Morina.

Në fund të tetorit, Morina kishte mbetur i shtrirë në fushë gjatë stërvitjeve me Vushtrrinë. Që atëherë, po trajtohej në QKUK.

22-vjeçari ka luajtur për disa klube të mëdha në Kosovë, si Llapi, Prishtina, Drenica, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi te Vushtrria.

Reagime të shumta ka pasur nga ish-klubet e tij dhe klubet tjera kosovare, duke shprehur ngushëllime dhe dhimbje pas kësaj ngjarjeje.

Errët
Ndritshëm