Errët
Ndritshëm

Leverkusen triumfon ndaj Interit, Xhaka: “Qëllimi është të arrijmë në tetë më të mirët”

11.12.2024
Granit Xhaka Photo Atbayer04fussball 1733769090 Hq

Bayer Leverkusen vazhdon serinë e fitoreve pas fitores kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Granit Xhaka, mesfushori i njohur nga Llapi, foli pas ndeshjes:

Ne e dinim që Interi do të ishte i fortë në mbrojtje dhe do të pranonte pak, prandaj duhej të luanim me durim. Pritëm shansin tonë dhe e shfrytëzuam,” tha Xhaka.

Interi, me portierin Yann Sommer, kishte mbajtur portën e paprekur në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve. Fitorja e minutës së fundit i kujton Leverkusenit sezonin e kaluar, kur shpesh fitonin në fund.

Çdo fitore na jep besim,” tha Xhaka, duke shtuar se është e rëndësishme që ekipi të ruajë “urinë për fitore.”

Leverkusen është në një seri prej gjashtë fitoresh dhe ka rikthyer mentalitetin e duhur.

Duhet të bëjmë më shumë, sepse këtë sezon gjërat nuk po shkojnë si vitin e kaluar,” theksoi Xhaka, duke shtuar se nëse vazhdojnë kështu, do të fitojnë më shumë ndeshje.

Leverkusen tani ka mundësi të kalojë direkt në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Qëllimi është të përfundojmë në tetë më të mirët. Jemi në një pozicion të shkëlqyer dhe shpresojmë t’i fitojmë dy ndeshjet e fundit,” përfundoi Xhaka.

Errët
Ndritshëm