Errët
Ndritshëm

11-shja më e mirë e vitit 2024, prijnë lojtarët e Realit

09.12.2024
Men S Team Announcement Formation 1100x700 1

Gjashtë lojtarë të Real Madridit, përfshirë edhe pensionistin Toni Kroos, janë përzgjedhur në 11-shen më të mirë të vitit 2024.

Në total, 11-ja përmban edhe katër lojtarë nga Manchester City. Vendi i mbetur shkon për qendërmbrojtësin holandez Virgil van Dijk, i Liverpoolit.

Në këtë XI të FIFPRO për herë të parë janë të përfshirë Carvajal, Rüdiger, Ederson dhe Rodri, ndërsa Van Dijk është përzgjedhur për herë të katërt.

Në këtë formacion mungon ylli argjentinas Leo Messi, duke shënuar herën e parë që nga viti 2006 që ai nuk është përfshirë, pas 17 zgjedhjeve të mëparshme.

Skuadra ideale e vitit u zgjodh përmes një votimi nga 28,000 lojtarë nga 70 shtete, duke u bazuar në paraqitjet nga 21 gushti 2023 deri më 10 gusht 2024, me kusht që secili lojtar të ketë luajtur të paktën 20 ndeshje zyrtare.

Ky është çmimi i vetëm botëror në futboll që jepet ekskluzivisht nga lojtarët.

Errët
Ndritshëm