Errët
Ndritshëm

Trajneri Pollozhani jep dorëheqje nga Ballkani pas humbjes nga Rilindja

04.12.2024
458969931 18013727927618265 2765241660312314316 N 780x516

Kampioni aktual është eliminuar nga Rilindja pas një ndeshje të tensionuar, që u vendos me penallti, duke u mposhtur në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Kosovës.

Pas kësaj humbjeje, klubi nga Suhareka ka njoftuar se trajneri Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Njoftimi i plotë nga Ballkani:

Tifozë të dashur,

Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.

Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës.

Errët
Ndritshëm