Në kuadër të xhiros së 15-të të La Ligës, Barcelona po përballet me Las Palmas.
Një prej emrave më të përfolur të katalanasve, Lamine Yamal, i cili sapo është rikthyer nga një lëndim, nuk ka nisur si titullar dhe ndodhet në bankën rezervë.
Megjithatë, një detaj interesant ka tërhequr vëmendjen e kamerave gjatë transmetimit të ndeshjes. Tek atletet e tij, shihet emri i Lionel Messit, ish-legjendës së klubit. Ky gjest, reflekton ndikimin e Messit te brezi i ri i lojtarëve si Yamal, i cili shpesh është përmendur si një nga pasardhësit e tij potencialë në Barcelonë.
Sfida vazhdon, ndërsa tifozët janë të emocionuar për të parë Yamalin, i cili në pjesën e dytë u zëvendësua me Pablo Torren.