Errët
Ndritshëm

Kosova arrin renditjen më të lartë historike në FIFA

28.11.2024
Qip Kos1 1 585x371

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar përditësimin e renditjes së kombëtareve të enjten, ku Kosova ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke u ngjitur në vendin e 99-të, që është pozita më e lartë që ka pasur ndonjëherë që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka mbetur në vendin e 65-të.

Argjentina është në vendin e parë , duke u pasuar nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.

Errët
Ndritshëm