Errët
Ndritshëm

Kosova lufton për vendin e parë ndaj Rumanisë – Çfarë ndodh nëse përfundon e dyta?

15.11.2024
5e4d2320 973a 11ed A229 0210609a3fe2

Kosova ka nevojë për të shënuar më shumë se 4 gola për të mundur Rumaninë dhe për të siguruar vendin e parë në grup.

Në këtë përballje mes dy skuadrave kryesore të grupit, një barazim do t’i mjaftonte Rumanisë për të përfunduar në krye.

Fituesit e grupeve të Ligës C gjithashtu do të ngjiten në Grupin B për sezonin e ardhshëm.

Por çfarë ndodh nëse Kosova përfundon në vendin e dytë të grupit?

Sipas rregullave të UEFA-s për Ligën e Kombeve, neni 16, pika 1, përcakton që katër skuadrat që renditen të treta në grupet e Ligës B do të përballen me katër skuadrat nënkampione të grupeve të Ligës C në ndeshjet e play-offeve. Këto ndeshje do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm, ku secila skuadër do të luajë dy ndeshje: një si vendas dhe një si mysafir.

Fituesit e këtyre ndeshjeve do të luajnë në Ligën B për sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadrat e humbura do të zbresin në Ligën C.

 

Errët
Ndritshëm