Fleetwood Town ka eleminuar Arsenalin nga Kupa e Ligës angleze.
Skuadra e kategorise se katert fitoi 5-3 pas ekzekutimit të penalltive, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt.
Sipas OptaJoe, kjo është hera e parë që nga viti 1992 që një skuadër e kategorisë së katërt eliminon kampionin aktual të Anglisë nga një garë kombëtare për kupë.
Në atë vit, Wrexham e kishte arritur këtë kundër Arsenalit në FA Cup.
Fleetwood Town renditet në vendin e 18-të në League Two, me 14 pikë pas 13 ndeshjeve.
Klubi, që ka 118 vjet histori, nuk ka fituar asnjë trofe madhor.
Sipas Transfermarkt, skuadra e Fleetwood Town vlerësohet në 2.8 milionë euro, ndërsa ajo e Arsenalit në 1.4 miliardë euro.