Një punëtor ka vdekur pasi ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës, në një kompani private në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit.
Sipas Policisë, punëtori është dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët e punës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia e ka iniciuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.