Errët
Ndritshëm

Semenyo jashtë fushave deri në dy muaj

19.10.2026

Mesfushori ofensiv i Manchester Cityt, Antoine Semenyo, mund të mungojë deri në dy muaj për shkak të një lëndimi.

Futbollisti ganez luajti vetëm 13 minuta në ndeshjen e Premierligës kundër Ipswichit (3:2), para se të pësonte një lëndim në këmbë pas një ndërhyrjeje.

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, tha se Haaland mund të jetë i gatshëm, ndërsa për Semenyon pritet një mungesë më e gjatë.

“Haaland mund të jetë i gatshëm, do të shohim. Kemi disa dyshime. Dje dukej mjaft mirë, ishte më mirë. Të tjerët janë pak a shumë në rregull.

I vetmi që me gjasë do të mungojë për tetë javë është Antoine. Fillimisht prisnim një lëndim më serioz dhe ishim më të shqetësuar. Por, pas rezonancës së djeshme, ndihemi shumë më të lehtësuar, sepse lëndimi nuk është aq i rëndë sa mendonim.

Mund të duhen tetë javë. Tani gjëja më e rëndësishme për të është rikuperimi dhe, kur të kthehet rreth dhjetorit, do ta kemi një lojtar të ri”, deklaroi Maresca.

Errët
Ndritshëm