Mesfushori i Bournemouthit, Alex Scott, ka refuzuar ofertën e fundit për vazhdimin e kontratës.
Marrëveshja e tij aktuale është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Liverpooli është i interesuar për 23-vjeçarin, raporton TEAMtalk.
Sipas mediumit, trajneri Andoni Iraola, i cili ka punuar me Scottin te Bournemouthi, mund të luajë një rol të rëndësishëm në realizimin e transferimit.
Bournemouthi do të ishte i gatshëm ta shiste mesfushorin për 119 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në garë për shërbimet e tij mund të përfshihet edhe Chelsea, duke i bërë konkurrencë klubit nga Merseyside.
Scott këtë sezon ka zhvilluar gjashtë paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe dhënë dy asistime.
Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg vlerësohet në 70 milionë euro.