Milani e ka identifikuar mbrojtësin e Sporting Lisbonës, Gonçalo Inacio, si objektivin kryesor për afatin kalimtar të janarit, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Trajneri i kuqezinjve, Ruben Amorim, e njeh mirë futbollistin nga koha kur punuan së bashku te klubi portugez, ku fituan dy herë titullin e kampionit.
Edhe Inacio është i joshur nga mundësia për të luajtur te Milani nën drejtimin e ish-trajnerit të tij.
Gjatë verës, Milani kishte ofruar mbi 40 milionë euro për mbrojtësin, por Sporting e kishte refuzuar ofertën. Kontrata e Inacios me klubin portugez është e vlefshme deri në vitin 2030.
25-vjeçari është produkt i akademisë së Sportingut dhe debutimin me ekipin e parë e bëri në vitin 2020. Që atëherë, ai ka zhvilluar 267 paraqitje për klubin, duke shënuar 25 gola dhe dhënë 15 asistime.
Këtë sezon, Inacio ka luajtur në shtatë ndeshje të kampionatit portugez, me mesatare prej një ndërhyrjeje, një topi të interceptuar dhe 3.7 largimeve të topit për ndeshje.
Ai ka zhvilluar gjithashtu 22 paraqitje me kombëtaren e Portugalisë, duke shënuar dy gola.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e mbrojtësit portugez në tregun e transferimeve është 35 milionë euro.