Interi ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Parmën, pasi mesfushori Curtis Jones është diagnostikuar me irritim miofascial të muskujve aduktorë në kofshën e djathtë.
Klubi italian ka njoftuar se futbollisti i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Institutin Humanitas në Rozzano.
“Ekzaminimet zbuluan irritim miofascial të muskujve aduktorë në kofshën e djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sipas mediave italiane, mesfushori anglez pritet të mungojë rreth tri javë.
Jones iu bashkua Interit këtë verë nga Liverpooli, për 30 milionë euro, plus pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Në këtë sezon, ai ka zhvilluar pesë paraqitje me fanellën e skuadrës italiane, pa shënuar gol apo regjistruar asistim.
Interi përballet me Parmën të shtunën, më 10 tetor. Skuadra nga Milano renditet në vendin e dytë në Serie A me 13 pikë, aq sa Roma, por qëndron prapa saj në bazë të kritereve të renditjes.